Një zjarr ka rënë në një banesë në Kavajë. Autoritet bëjnë me dije se flakët kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe i kanë marrë jetën 85-vjeçarit që banonte aty.

Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20,  në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç”, sqaron policia.

Po ashtu bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al