Digjet magazina e përpunimit të drurit në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Qafa e Sokolit pranë rrethrrotullimit të Çermës. Flakët që u përhapën me shpejtësi shkaktuan dëme të mëdha materiale në biznes, ndërsa nuk pati të plagosur si pasojë e zjarrit.

Pesë makina zjarrfikëse dhe punonjësit e fabrikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit ndërsa tymi dhe flakët pezulluan për disa minuta qarkullimin në aksin kombëtar Lushnje-Rrogozhinë.

Flakët u vendosën nën kontroll disa orë pas ngjarjes të ndihmuar edhe nga reshjet e shiut që nisën në zonë. Nisin hetimet për shkakun e zjarrit dhe bilancin e dëmeve në fabrike.

Klan News