Një farmaci në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës është djegur pjesërisht gjatë natës. Farmacia është në administrimin e qytetares me iniciale R.I.

Sipas informacioneve të deritanishme nga Klan News mendohet se farmacia  është djegur me lëndë djegëse rreth orës 02:30  të mëngjesit.  

Në vendngjarje ka pasur kamera sigurie të cilat kanë filmuar një person, i cili spërkati me lëndë djegëse dhe  më pas i vuri flakën pjesës ballore të farmacisë.

Sipas informacioneve nga policia nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e rrethanave që e shkaktuan zjarrin./tvklan.al