Një tjetër protestë është zhvilluar pasditen e kësaj të marte në Athinë për vrasjen e minoritarit Konstaninos Kacifa, në Bularat të Gjirokastrës. Tubimi u mbajt para parlamentit dhe nuk munguan thirrjet anti-shqiptare, ndërsa është djegur nga protestuesit flamuri ynë kombëtar.

“Sëpatë dhe flakë ndaj qenve shqiptarë. Shqiptar nuk do të bëhesh kurrë grek. Vorio Epiri është grek do të rikthehemi dhe do të dridhet toka”

, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Athinë, pasi dy ditë më parë, menjëherë pas vrasjes, ekstremistët e Agimit të Artë protestoi para ambasadës shqiptare.

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA dy ditë më parë, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, ndërsa ka pasur edhe reagime të forta diplomatike. Ndërkohë mbrëmjen e kësaj të marte trupi i Kacifa ka mbërritur në Tiranë për ekzaminime të detajuara. Edhe prokuroria greke ka nisur hetime për ngjarjen.

Klan Plus