Një furgon është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në oborrin e një banese. Si pasojë e flakëve që kanë përfshirë automjetin është djegur pjesërisht edhe një makinë tip “Peugeot”, i parkuar në afërsi të tij.

“Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip furgon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Peugeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al