Autorët lidhen rojen dhe i vunë flakën ambientit

Një lokal beach bar tek Rana e Hedhun në Shëngjin është djegur në orët e para të ditës së diel, ndërsa zjarri ka shkrumbuar krejt lokalin.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se persona ende të paidentifikuar janë afruar pas mbylljes së aktivitetit dhe fillimisht autorët kanë kapur dhe kanë lidhur rojen dhe menjëherë i kanë vënë flakën ambientit dhe janë larguar.

Flakët e kanë shkrumbuar krejt biznesin, ndërsa policia nisi hetimet në lidhje me ngjarjen. Pronari i saj ka bërë të ditur se nuk ka dijeni mbi arsyet apo autorët e ngjarjes, ndërsa kërkon zbardhjen e saj.

Tv Klan