Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Foto ilustrim


Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

10:19 13/02/2021

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.  Policia e qytetit sqaron se makina është djegur në rreth orës 00:45, në lagjen “28 Nëntori”.

Po ashtu bëhet me dije se  automjeti në pronësi të A.Ç. është djegur plotësisht dhe nuk dihet ende nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo për shkak të një defekti teknik.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimin dhe po punohet që zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al







Të ngjashme