Digjet Kurani pranë ambasadës turke në Suedi


Digjet Kurani pranë ambasadës turke në Suedi

09:48 22/01/2023

Djegia e Kuranit në Suedi, ndez tensionet mes Turqisë

Turqia denoncoi protestat e mbajtura në Suedi përpara ambasadës së saj në Stokholm, duke përfshirë djegien e një Kurani nga mbështetësit e ekstremit të djathtë dhe nga aktivistët kurdë.

Ankaraja anuloi një vizitë të ministrit suedez të mbrojtjes që synonte të kapërcejë kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit të saj në NATO. Suedia prej kohësh kërkon mbështetjen e Turqisë për të hyrë në aleancën ushtarake, ndërsa frika në Evropë rritet pas pushtimit rus të Ukrainës.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, lideri danezo-suedez i partisë politike të ekstremit të djathtë. Në Prill të vitit të kaluar, njoftimi i Paludan për djegien e Kuranit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit shkaktoi trazira në mbarë Suedinë. I rrethuar nga policia, Paludan i vuri zjarrin librit të shenjtë me një çakmak, në të cilën ai sulmoi Islamin dhe emigracionin në Suedi. Nga ana tjetër në Stamboll, njerëzit në një grup prej rreth 200 protestuesish i vunë zjarrin një flamuri suedez përpara konsullatës suedeze në përgjigje të djegies së Kuranit.

Demonstruesit valëvitën flamujt e grupeve të ndryshme kurde, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit e cila ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash kundër Turqisë. Kjo parti konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi.

Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e poshtër ndaj librit tonë të shenjtë… Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili synon muslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e lirisë së shprehjes është krejtësisht e papranueshme,” tha Ministria e Jashtme turke.

Autoritetet turke i kërkuan Suedisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe ftoi të gjitha vendet të ndërmarrin hapa konkretë kundër islamofobisë.

Disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Kuvajtin, denoncuan djegien e Kuranit dhe bën thirrje për përhapjen e vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës duke refuzuar urrejtjen dhe ekstremizmin. Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës, por të 30 vendet anëtare duhet ta miratojnë anëtarësimin e këtyre vendeve. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet së pari të marrë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë që i fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

Klan News









Të ngjashme