Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Tiranë-Elbasan pranë fshatit Dopaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, teksa automjeti tip BMW ishte në lëvizje.

Nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesja e mjetit, një 21-vjeçare nuk ka pësuar lëndime.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.  /tvklan.al