Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme

Makina e një gardiani të burgut të Shënkollit është djegur gjatë natës në qytetin e Lezhës.

Ajo i përket Nikoll Prengës dhe dyshohet se është djegur nga persona të paidentifikuar.

Dyshimet e para janë se ngjarja lidhet me detyrën e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 minuta kur automjeti “Mercedes-Benz” ka qenë i parkuar pranë banesës së Prengës.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të identifikuar autorët.

Tv Klan