Digjet makina e oficerit të Krimeve në Shkodër

Digjet makina e oficerit të Krimeve në Shkodër

09:30 12/09/2019

Policia: Zjarrvënie e qëllimshme

Makina e një oficeri të Krimeve në Policinë e Shkodrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Mjeti është në pronësi të Arbër Dulit dhe policia ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa Duli shërben prej 10 vitesh në radhët e policisë. Gjatë dëshmisë së tij përballë kolegëve, ai ka deklaruar se nuk ka konflikt me ndonjë person dhe nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë venë zjarrin makinës së tij.

Automjeti Volkswagen është djegur pjesërisht dhe nga zjarri nuk pati të lënduar.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT