Digjet makina e zv/ministrit serb të Qeverisë së Kosovës – TV KLAN

Digjet makina e zv/ministrit serb të Qeverisë së Kosovës

Zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç, i është djegur makinës në orët e para të mëngjesit, konfirmon Policia e Kosovës.

“Mbrëmë në orën 2 e 42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volkswagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviç, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik , i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviç, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ai ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /REL

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione