Një automjet tip Citroen C3 është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës. Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamje nga momenti kur makina është në flakë.

Mësohet se shkak i zjarrit në automjet ka qenë një defekt në pjesën e baterisë së automjetit. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa aty shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. /tvklan.al