Ishin parkuar pranë një karburanti

Dy makina janë djegur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë fshatit Luz, në afërsi të një pike karburanti.

Policia bën të ditur se dyshohet se fillimisht ka marrë flakë aksidentalisht një mjet tip “Ford”, që ishte i parkuar e si pasojë e flakëve ka marrë flakë dhe një mjet tjetër tip “Volkswagen” i parkuar në afërsi të tij.

Pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e flakëve të dyja makinat janë djegur plotësisht.

Tv Klan