Një makinë është djegur pasditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenin Artificial.

Sipas autoriteteve dyshohet se makina ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik, teksa ishte duke lëvizur

Po ashtu mësohet se mjeti është në pronësi të qytetares me iniciale B. M., por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave./tvklan.al