Një makinë është djegur në zonën e Tufinës në Tiranë.

Burime për Klan News bëjnë me dije se në afërsi të vendit të ngjarjes janë dëgjuar zhurma.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se brenda mjetit të djegur ka plumba.

“Na largoi policia nga vendi ku ka marrë flakë makina, dëgjuam zhurma gjatë kohës që po digjej mjeti”, thonë dëshmitarët për Klan News.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Klan News