Zjarri gjate orëve të para të mëngjesit

Një makinë u dogj gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në orët e para të mëngjesit dhe policia bën të ditur se automjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit me inicialet E.S është djegur pjesërisht.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia bën të ditur se po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Djegia e makinave është bërë një fenomen i shpeshtë në qytetin Vlorës.

Tv Klan