Një automjet tip Mitsubushi është djegur në qytetin e Vlorës gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 në lagjen “28 Nëntori”, teksa mjeti ka qenë i parkuar.

Makina është në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale SH.S. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.

/tvklan.al