U gjet i vrarë dhe djegur në makinën e tij

Në orët e hershme të mëngjesit është gjetur i vrarë në fshatin Zahaq të Pejës, Qerim Kelmendi. Trupi i tij është gjetur nga policia i karbonizuar nga brenda veturës së djegur. Sipas policisë së Kosovës, hetimet janë duke vazhduar ndërsa rastin e kanë cilësuar si vrasje. Policia thotë se janë duke bërë përpjekje për  identifikimin e kryesit apo kryesve e veprës. 

Ndërkohë nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar vëllai i tij Ibrahim Kelmendi. “Festoni Rugovistë Pacifistë. Mallkimi dhe turpi iu mbulofshin qelbësira shqipfolëse”, ka shkruar ai krahas një fotoje të publikuar ku vëllai i tij Qerimi është i shoqëruar edhe nga Ilir Konushevci.

Për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së ka reaguar edhe kryetari i organzës së veteranëve të luftës. Ndërsa ish-Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin. Emri i Qerim Kelmendit është përfolur lidhur me disa vrasje të pasluftës në Kosovë. 

Tv Klan