Pasditen e sotme një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit. Banesa e ndodhur në rrugën “Loni Ligori” në zonën e Astirit ka pësuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë duke mundësuar fikjen e zjarrit i cili mësohet se nisi rreth orës 17:25. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por aktualisht një grup hetimor po punon për zbardhjen e tyre./tvklan.al