Një automjet u përfshi nga flakët këtë të premte në Elbasan. Sipas policisë, ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Haxhias”.

Makina Audi, në pronësi të një personi me iniciale Xh.Ç., ishte e parkuar pranë shtëpisë së tij kur u përfshi nga flakët, duke u djegur pjesërisht.

Mbetet i paqartë shkaku i rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al