Një banesë është djegur pasditen e sotme në Korçë. Policia e Korçës bën me dije se zjarri ka rënë në apartamentin e A.Dh., i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore.

Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4,  ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës”, sqarohet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al