Mjeti shkrumbohet tërësisht, besohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Një automjet u përfshi nga flakët në orët e paradites në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen Osman Haxhiu ku sipas policisë është djegur një makinë që ishte e parkuar.

Siç duket edhe nga pamjet ajo është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihen shkaqet por besohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Klan News