Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në lagjen nr.3, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”.

Mjeti ishte në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al