Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Policia e qytetit sqaron se rreth orës 03:00 të mëngjesit ka rënë një zjarr në lagjen “Partizani” dhe është djegur një mjet i markës “Audi”.

Po ashtu bëhet me dije se pronar i makinës së djegur është B.T., banues në Vlorë. Ende nuk dihet nëse makina është djegur qëllimisht apo flakët janë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e të gjitha rrethanave./tvklan.al