Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Policia e qytetit bën me dije se mjeti tip “Benz” që ka marrë flakë është në pronësi të E.K.

Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, sqarojnë autoritetet.

Ndërkohë mësohet se nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë  nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë të shkakut të djegies së mjetit./tvklan.al