Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, makina e djegur është një fuoristradë Audi Q7 me targa TR 6464 M, në pronësi të 46-vjeçarit Agron Balukja.

Nga hetimet paraprake, dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për të identifikuar autorin/ët e vendosjes së zjarrit. /

tvklan.al