Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 në lagjen “Partizani”.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se automjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e zjarrvënies dhe zbardhjen e shkaqeve.

/tvklan.al