Një makinë tip Mercedes-Benz është gjetur e djegur gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Automjeti është në pronësi të qytetarit me iniciale L.B. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa mjeti i djegur u konstatua rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa dyshohet se makina është djegur qëllimisht duke u spërkatur me benzinë. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur këtë ngjarje.

/tvklan.al