Rreth orës 21:00 në spitalin modular, të ashtuquajturën Covid-qendra në Tetovë ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm që duket se ka qenë fatal. Burime të Televizionit Klan kanë thënë në kushte anonimiteti  se në këtë objekt supozohet të ketë pasur diku gjithsej  rreth 30 pacientë dhe personel mjekësor. B

esohet se, me të shpërthyer zjarri, pesë a gjashtë prej tyre ia kanë dalë të largohen. Zjarri është lokalizuar dhe në shuarjen e tij kanë marrë pjesë zjarrëfikës e qytetarë.

Në vendngjarje është gjetur edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe zyrtarë të tjerë si dhe përfaqësues të hetuesisë të cilët pritet të zbardhin këtë fatkeqësi të rëndë.

Numri i viktimave nuk dihet, por gazetarët e TV Klan Macedonia raportojnë nga vendi i ngjarjes së në këtë spital modular kanë qenë të shtruar persona me infektim të rëndë nga koronavirusi.

Rikujtojmë se në Qendrën Spitalore, më herët më 23 Gusht, sikurse pati njoftuar policia, ishin dëmtuar forcërisht dy tuba për ajër të komprimuar dhe oksidol-azoti. Të dy tubat kanë furnizuar  sallat e operacioneve në objektin e ri./ Klan Macedonia/