Pas shkarkimit të ish-ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Zhiviç, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”,

ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-ministri Nenand Rikallo, u shkarkua para pak ditësh pasi Partia Socialdemokrate e Kosovës e kushtëzoi votimin e buxhetit të vitit 2019 me shkarkimin e tij. /REL