Dikur ajo ishte një prej aktoreve më të njohura të filmave për të rritur, por që prej atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Katër vite më parë, Jenni Lee luante rolin e fundit të madh në filmat erotikë ndërsa tani jeta e saj ka marrë një tjetër rrjedhë.

Ish-modelja jeton në tunelet poshtë qytetit të Las Vegasit. Jenni e ndan shtëpinë e saj me disa nga njerëzit më të rrezikshëm të shoqërisë. Pa ujë dhe vetëm me një qiri, Jenni, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Sadorra qëndron në një qoshe të një prej tuneleve që tashmë e ka shndërruar në dhomën e saj.

Ishte një grup xhirimi holandez që ra në kontakt me të. Megjithatë edhe pse me kushtet më të vështira të jetesës Jenni thotë se jeta nuk është e keqe sa njerëzit mendojnë.

“Të gjithë janë të respektueshëm. Janë të mirë me njëri-tjetrin. Jam e lumtur, kam gjithçka që më nevojitet këtu”, tha ajo.

Ajo ishte vetëm 19 vjeçe kur nisi karrierën e modeles. Filmin e parë për të rritur ajo e bëri në moshën 21-vjeçare. Që prej atëherë më shumë se 130 milionë njerëz kanë shikuar filmat e saj, ndërsa profili i saj në sajtet e filmave erotikë numëron mijëra të abonuar.

Ish-aktorja nuk ka treguar se si shkoi nga një personalitet shumë i njohur në një njeri që jeton nën tokë./tvklan.al