57 notarë nga vende të ndryshme të Europës zhvilluan garën e parë ndërkombëtare të notit nga Butrinti në Shqipëri deri në Korfuz.

Organizatori i kësaj gare ishte specialisti i trashëgimisë kulturore Auron Tare. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku tregoi detaje rreth këtij aktiviteti dhe zbuloi se qëllimi i tij ishte që pjesëmarrësit të mbledhin fonde për të ndërtuar një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuar.

“Vendi ku u nisëm nga Saranda është vendi më i afërt midis dy brigjeve. Është rreth 2.3 kilometra. Personat të cilët morën pjesë në atë garë kishin profesione të ndryshme nuk ishin notarë profesionistë, ishin bankierë, financierë etj. Por ka dy probleme ajo ngushticë, e para është rryma dhe e dyta është trafiku i anijeve.

Për këtë na u desh të flisnim me autoritetet e Korfuzit dhe të lajmëronim tragetet e mëdha që vinin nga Italia, por doli diçka shumë e bukur. Në garë ishte vetëm një djalë shqiptar dhe pjesa tjetër ishin të huaj. Qëllimi i kësaj gare nuk ishte të shpallte një fitues, por të mblidhnin fonde për një shkollë për fëmijët me probleme”,

tha Tare.

/tvklan.al