Marian Evans kur ishte e vogël pëlqente të luante në kështjellën ‘Llansteffan’ në Carmarthenshire, Uellsi i Jugut, pa e ditur se një ditë do bëhej pronare e saj.

Marian tani është 42 vjeç dhe vendosi ta blinte vendin ku ajo ka kujtime të bukura nga fëmijëria.

“Ndihesha tepër me fat si fëmijë, edhe pse duhej të punoja më shumë se çdo fëmijë tjetër që unë njihja. Ne ngjiteshim në kullë dhe luanim. Kujtimet janë shumë të bukura”.

Marian ka pasur një karrierë të suksesshme në sektorin e shërbimeve financiare. Ajo filloi të punojë për Shoqatën Kombëtare të Fermerëve të Sigurimeve, përpara se të drejtonte konsulencën e ‘Elevate Business’.

Gjatë punës së saj, ajo zbuloi rastësisht se kështjella kishte dalë në shitje. Marian foli me burrin Rob, para se të vendosnin se do të bënin një ofertë 24 orë më vonë.

Ajo tha: Kalaja u ndërtua nga pushtuesit Norman dhe është konsideruar si një nga rrënojat më romantike të Britanisë së të gjitha kohërave. Ajo u pushtua dy herë nga forcat rebele të Uellsit të Owain Glyndër në 1403 dhe 1405. Në vitet 1490, Mbreti Henry VII i dha kështjellën xhaxhait të tij Jesper Tudor, por më vonë ai nuk pranoi dhe vazhdoi të përdoret si ndërtesë fermash për 400 vjet.

Tani, familja po rikthen në jetë rrënojat e kështjellës dhe megjithëse e lumtur që është pronare e kështjellës, Marian dëshiron të ruajë detajet e shitjes./tvklan.al