Ikona e WWE, Kelly Kelly po “çmend” fansat me fotot dhe videot që shpërndan në rrjetet sociale. Mundësja, emri i vërtetë i së cilës është Barbie Blank, ka bërë shumë fansa që prej momentit që la pas dore daljen në ringun e “Wrestling”.

View this post on Instagram

Birthday suit 🎂

A post shared by Barbie Blank (@thebarbieblank) on

Që prej atëherë, ajo është bërë influencuese në rrjetet sociale. Madje është bërë aq e famshme saqë merr pjesë edhe në televizione dhe filma. Kelly ka treguar për mediat se do t’i përqendrohet punës së re, por herë pas here e merr malli edhe për atë të mundjes.

“Nuk besoj se do të kthehem plotësisht sepse është shumë e lodhshme. Më mungojnë fansat. Më mungojnë performancat atje. E doja atë që bëja. Është ndjenjë e jashtëzakonshme që futesh në ring dhe njerëzit të thërrasin emrin tënd”, ka treguar ajo./tvklan.al