Paige Bauer, 30, nga Alabama, SH.B.A., është një ish-veterane e Forcave Ajrore e cila hapi faqen e saj në OnlyFans në Shkurt 2020. Ajo përmes kamerës mund të tallet dhe të bëjë humor me meshkuj të cilët e kanë ndihmuar atë të fitojë 1.3 milion dollarë brenda vitit të parë. Paige kalon deri në 16 orë në ditë duke biseduar me burra në internet.

Ajo tregon se e nis punën që në orën 7 të mëngjesit nga shtrati i saj dhe përfundon në orën 23:00. Kjo punë e ndihmoi atë që të paguante borxhet, të blinte makinë dhe disa toka. Fansat e saj janë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga SHBA dhe kryesisht janë të martuar ose burra që nuk kanë një jetë të mirë seksuale. Paige ka treguar se familjarët e saj nuk e mbështesin për punën që bën, por ajo ka marrë mbështetjen e miqve. /tvklan.al