Një ish-ministër grek, i cili ka marrë pjesë në disa sulme me bombë kundër diktaturës ushtarake në Greqi është gjetur i vdekur në det. Ish-ministri socialist Sifis Valirakis u gjet të dielën i pajetë në brigjet e ishullit Evia.

77-vjeçari kishte humbur pasdite dhe gruaja e tij e alarmuar njoftoi Rojen Bregdetare. Trupi i pajetë i ish-ministrit u gjet në mbrëmje rreth 1 milje larg varkës.

Valirakis ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Panhelenike. Ky ishte një grup militant që luftonte diktaturën ushtarake greke që zgjati nga 1967-a deri më 1974-ën. Ai u arrestua në vitin 1971 dhe u burgos në Korfuz.

Por një vit më vonë, ministri grek mundi të arratisej me not drejt Shqipërisë. Atë kohë vendi ynë ishte nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës dhe Valirakis u arrestua menjëherë. Autoritetet shqiptare mendonin se ishte spiun, pavarësisht se bëri kërkesë për azil politik.

Megjithatë edhe regjimi i ashpër i Hoxhës nuk mundi ta mbajë në pranga, pasi Valirakis u lirua për shkak të ndërhyrjes së miqve të tij politikanë nga gjithë e bota. Më pas Ushtria Çlirimtare Panhelenike u bë PASOK, partia që qeverisë Greqinë në vitet 1980 me Andrea Papandreou-n.

Valirakis ka shërbyer si ministër i Rendit Publik./tvklan.al