Dilema rreth statusit të prokurorëve

Dilema rreth statusit të prokurorëve

16:30 15/09/2019

Kolevski: Të aplikohen dispozitat e ligjit për Prokurorinë Speciale Publike

Mbrëmë Këshilli i Prokurorëve njëzëri vendosi që Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për shkak të sjelljes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski njoftoi se Këshilli do të vazhdojë seancën nga dita e hënë ku edhe do të diskutohet për rregullimin e statusit të prokurorëve të tjerë në Prokurorinë Speciale Publike.

“Atë të hënën do ta konstatojmë me vendim. Qëndrimi i Këshillit është që nuk ekzistojnë kushte për emërim të kryetarit në Prokurorinë Speciale duke e pasur parasysh vetë ligjin për PSP, ku është theksuar se propozimin për emërim të kryeprokurorit special e jep Kuvendi. Presim propozim nga Kuvendi dhe nëse dorëzohet do të veprojmë për propozimin, pasi që ligji ende vlen”, theksoi Kolevski.

Ai nuk dëshiroi të tregojë se çfarë do të ndodh me prokurorët, por tha se sipas të gjitha gjasave do të kthehen në prokuroritë amë. Me shkarkimin e Janevës, u ndërpritet funksioni edhe prokurorëve të tjerë të PSP-së. Procesi për shkarkimin e Janevës filloi më 5 Shtator, kur Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me dyer të mbyllura për publikun, njëzëri dhe pa debat arriti në përfundimin që t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e Janevës. 

Mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “zhvatja”, skadon sot. Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar përplasjet nga ana e partive maqedonase për ligjin për Prokurorinë Publike.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori