Gazetarja e sportit Diletta Leotta dhe aktori i njohur turk Can Yaman disa kohë më parë zyrtarizuan lidhjen e tyre para publikut, ku aktori i ka propozuar në qiell të hapur për martesë. Ata vazhduan të shijonin lidhjen e tyre të dashurisë për disa kohë, por tani po përflitet për një ndarje të mundshme.

Së fundmi media italiane “Dagospia” ka raportuar se Diletta është parë në një hotel me djalin e presidentit të Romës, Ryan Friedkin dhe kjo ka nxitur thashethemet se mes tyre ka nisur një histori dashurie.

Kujtojmë se Cani dhe Diletta mbanin një marrëdhënie në distancë sepse ai ka vazhduar aktivitetin e tij në Turqi ndërsa gazetarja në Itali. Kjo distancë nuk i ka penguar ata që të takoheshin shpesh herë.

Për këto thashetheme nuk ka reaguar as Diletta, as Can dhe as personi i tretë Ryan Friedkin. Mediat italiane flasin me bindje se gazetarja e ka lënë Can Yaman për djalin e presidentit, Ryan. /tvklan.al