Prezantuesja italiane ngjitet në malin e famshëm Etna

Pas pushimeve të çmendura me shoqet në Sardenja, prezantuesja e famshme sportive italiane, Diletta Leotta aventurën e ka zhvendosur në mal.

Kthimin në vendin e origjinës Sicili, e ka inauguruar me një ngjitje në mal, ku shfaqet më vullkanike se vetë Etna.

E djersitur nga ecja, akoma më tërheqëse kështu, veshur me një kostum sportiv ngjyrë ari, bukuroshja italiane evidenton format perfekte.

Komentet vërshojnë menjëherë, ku përveç komplimeteve shumë janë ata që e pyesin për një lidhje të mundshme me Zlatan Ibrahimovic. Edhe pse ajo e ka mohuar publikisht, për bionden seksi nuk ka paqe, thashethemet e ndjekin kudo, edhe në majat më të larta.

Tv Klan