Sinoptikanët: Të mërkurën moti përmirësohet 

Dimri nuk ka ikur ende. Mëngjesi i së dielës i gjeti shumë qytete në verilindje dhe Juglindje të vendit të mbuluara nga dëbora.

Në Korçë trashësia e borës varion nga 5 centimetra deri në 15 centimetra. Në qytetin e Korçës ka rreth 5 centimetra borë. Në rrugën e Dardhës nga kilometri 8 deri në kilometrin 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë. Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles në rrugën e Doganës Goricë.

Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet. Në Peshkopi trashësia e borës arrin deri në 20 centimetra në zona të thella. Rruga nga Kalaja e Dodës deri në Bushtricë të Kukësit kalimi bëhet me zinxhirë. Edhe aksi Ura e Çerenecit-Librazhd qarkullohet  me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit, Sopoti, Fushë-Studa, Rrajca, Bardhaj dhe Skënderaj janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës në disa fshatra të thellë malorë arrin në  30 centimetra. Sipas sinoptikanëve e hëna do të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve.

“Edhe pse ditën e hënë dhe deri në mesditën e së martës reshjet e do të jenë në sasi të pakët. E marta në vijim deri në fund të Marsit do kemi kthjellime”.

Temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero.

“Deri të mërkurën do kemi vlera termike deri në -4 gradë celcius”.

Nga e mërkura në mesditë deri në fund të marsit temperaturat do të arrijnë mbi 18 gradë  celsius.

Tv Klan