Nga ministrat dhe zëvendësministrat, të cilët nuk u bënë pjesë e qeverisë Kovaçevskit, tre prej tyre kanë kërkuar apanazh.

Sipas A1on bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, Arijanit Hoxha Ministrin e  Bujqësisë dhe Sedat Sulejmani Zëvendësministër për Kulturë. Ato në 9 muajt e ardhshëm do të duhet të marrin apanazh. Dimitrov ka deklaruar para se të hyjë në qeveri se e ka anuluar angazhimin e tij në një Institut Ndërkombëtar në Paris dhe se jeton nga rroga.

“Nuk jam nga ato i cili krahas punës kanë edhe biznese. Përderisa të organizohem do të shfrytëzojë apanazh”, ka deklaruar Dimitrov.

Apanazh nuk do të shfrytëzojë Irena Stefkovska e cila është kthyer në karrierën akademike, Venko Filipçe do të kthehet në Klinikë dhe paraprakisht Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të kthehet në biznesin e tij familjar.

Klan Macedonia