Vetoja eventuale e Bullgarisë, grusht për ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor

Nuk ka kompromis për identitetin dhe gjuhën, kështu ta Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, i pyetur sot nga gazetarët, për ecurinë e bisedimeve me Bullgarinë. Në këtë mënyrë, ai lë hapur mundësinë që vendi mos t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, për shkak vetos që mund ta vendosë Bullgaria, e cila kontestohen historinë dhe gjuhën.

“E drejta ynë për vetëvendosje, në shekullin 21 në këtë kontinent nuk mund të kontestohet. Nëse gjuha maqedonase bëhet pengesë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, do të kontestohet shumë mbiemri në emrin të kësaj organizate… Bashkimi Evropian. Nuk mund që të jeni evropianë dhe të përzihen tek e drejta e një populli që të deklarohet se çka është dhe çfarë gjuhe flet. Neni dy i Marrëveshjes për miqësi, flet për obligimin e Bullgarisë që të na ndihmojë neve, në rrugën tonë evropiane”.

Ai tha se ka mirëkuptim nga shumica e shteteve anëtarë për pozicionet e Maqedonisë së Veriut në këtë proces, e shtoi se një veto eventuale do të ishte një grusht i fortë për frymën euro-integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, Dimitrov nuk humb besimin.

“Ka ambicie të mëdha në Berlin që ky proces të jetë i suksesshëm. Kancelarja Merkel në Parlamentin Evropian publikisht tha se një nga prioritet më të mëdha të politikës së jashtme gjermane është që të fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe nëse përmbushen kushtet edhe me Shqipërinë”.

Zëvendëskryeministri informoi edhe për proceset që na presin në rrugën e euro-integrimeve. Ditëve në vijim do të shpallet tender për përkthimin e legjislacionit evropian, i cili ka 170 mijë faqe. U ankua se nuk janë përdorur sa duhet IPA fondet, posaçërisht nga institucionet që janë më të thirrura, Ministritë e Financave, ambientit dhe transportit. Sipas tij, humbja e parave evropiane është luks që vendi nuk mund ta lejojë. A ankua edhe se nuk ka kuadro të mjaftueshme, e sipas tij, duhet 3000 deri më 4000 ekspert të fushës të përfshihen në procesin integrues.

Klan Plus