Dimri rikthen vizitorët në Dardhë

Dimri rikthen vizitorët në Dardhë

19:10 22/11/2020

Bizneset i druhen mbylljes nga pandemia

Fillimi i dimrit e ka kthyer Dardhën në destinacionin më të preferuar të turizmit të bardhë në juglindje.

Ftohja e motit dhe reshjet e para të borës kanë sjellë fluks vizitorësh nga zona të ndryshme të vendit.

Por vizitorëve të përhershëm këtë vit u janë bahskuar edhe ata që e zbulojnë fshatin turistik për herë të parë. 

Bizneset turistikë flasin për një sezon larg pritshmërive, për shkak të  problematikave që solli pandemia.

Bizneset në fshatin turistik i tremben një mbyllje të dytë të vendit, të cilës thonë se do ta kenë më të vështirë t’i mbijetojnë.

Prej disa muajsh, Dardha frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave, ndërsa ditët e tjera të javës fshati mbetet i shkretë.

Tv Klan





Të ngjashme