Specialistët: Kryesisht rastet më të shumta evidentohen tek të rriturit

Virozat që janë qarkullim gjatë kësaj periudhe kanë ndikim edhe tek problemet në sy. Sipas mjekut okulist, Rubin Topi në stinën e dimrit vihet re një numër i shtuar i pacientëve që rezultojnë me grip syri.

“Virozat janë drejtëpërdrejta të lidhura me infeksionin viral të syve. Një mesatare kemi 4, 5 pacientë në ditë.”

Sipas mjekut tek të rriturit gripi i syve është më problematik se sa tek fëmijët.

“Tek fëmijët mund të haset më shpesh por kalon më lehtë, pra nuk është problematike si patologji ndërsa tek të rriturit në shumicën e rasteve po.”

Okulisti thekson se ky shqetësim mund të ngatërrohet shpesh edhe me alergjinë e syve, ndaj duhet kryer ekzaminimi tek specialisti.

“Kryesorja kur pacienti zgjohet në mëngjes i ka sytë të ngjitur me sekrecione, kjo është tipike.Mund të jetë fillimisht njëri sy por ngaqë sytë janë shumë afër, pas një ose dy ditësh kalon infeksioni. Sytë janë të skuqur, ka një ndjesi të fërkojë sytë apo sikur ka rërë brenda.”

Gripi i syrit përhapet përmes kontakteve me personat e prekur, ndaj në të tilla raste mjekët rekomandojnë të tregohet kujdes maksimal.

Klan News