Dinamo do të përballet me Partizanin në takimin e fazës çerkefinale të Kupës së Shqipërisë. Për të dyja skuadrat kryeqytetase, ky kompeticion ka rëndësi pasi iu siguron pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Derbi do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 16:45.

Tekniku i Dinamos, Bledi Shkëmbi shprehu bindjen se skuadra e tij do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës. Ndërsa trajneri i Partizanit, Dritan Mehemti tha për përballjen se “blutë” kanë ndryshuar, por skuadra e tij do të tregojë vlerat.

Partizani vjen pas barazimit në shtëpi kundër Kastriotit në kampionat, ndërsa Dinamo pas humbjes në derbi kundër Tiranës. Ndërsa në Korçë, sot në orëm 13:45 luhet sfida tjetër çerekfinale e kompeticionit Skënderbeu-Teuta.

Klan News