Demiri: Besoj se do ta nisim me fitore

Dinamo u kthye në Superligë pas shumë disa vitesh mungesë dhe skuadra është ndërtuar nga e para këtë sezon. Trajneri Bledi Shkëmbi zhvilloi një fazë të gjatë përgatitore dhe kjo i ka shërbyer grupit të futbollistëve për të njohur mënyrën e lojës së njëri-tjetrit.

“Trajneri e ka menduar që të qëndrojmë bashkë gjatë dhe e kemi shfrytëzuar duke arritur kulmin e formës”.

Këtë fundjavë do të nisë kampionati dhe kundërshtari i parë do të jetë Kastrioti. Besir Demiri i cili sezonin e kaluar ishte titullar te Kukësi nuk preku synimet e Dinamos, por mendon se kampionati do të nisë me fitore.

“Ndeshjet kundër Kastriotit në transfertë janë të vështira, por shpresoj dhe kam besim që do ta nisim mbarë sezonin dhe të arrijmë fitore”.

Përveç Dinamos këtë sezon është kthyer në Superligë edhe Egnatia e Rrogozhinës. Sezoni i ri hapet të premten me përballjen Teuta – Partizani.

Tv Klan