Është ekipi kampion i dimrit dhe në javën e fundit të kampionatit, pas fitores së thellë me Skënderbeun 7-0 u shkëput edhe nga vendi i dytë Partizani pas barazimit të këtij të fundit me Flamurtarin në “Qemal Stafa”.

Ekipit të drejtuar nga Agim Canaj i duhet të luftojë për të mbajtur këtë pozicion edhe në gjysmën e dytë të kampionatit.

Agim Canaj: “Mendoj se është gjysma  e punës dhe nuk mund të bëj koment tjetër për të vetmon fakt, sepse ka mbaruar vetëm një fazë e gjysmë dhe kemi shumë për të bërë, për të mbyllur një gjë me sukses duhet të presim edhe fazën tjetër. Duke bërë detyrën tonë kundërshtarët largohen shumë mbrapa nesh. Kjo është kryesorja, unë nuk kam komentuar asnjëherë rivalët, e rëndësishme është që po bëre punën tënde, gradualisht edhe rivalët largohen.”

Deri tani nëndetësja siç e quajnë tifozët e saj ka 37 pikë. Ka repartin më të mirë të sulmit me 30 gola, 13 të shënuar nga kroati Peiç e 8 nga Sevino Plaku. Portieri Elvis Kotorri në 17 javë kampionat ka pësuar vetëm 6 gola./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe