Dinamo kërkon të harrojë humbjen me Vllazninë



Dinamo kërkon të harrojë humbjen me Vllazninë

19:00 23/10/2021

Skuadra kryeqytetase synon rezultat në fushën e Skënderbeut

Humbja e thellë 6 – 3 në fushën e Vllaznisë nuk ka ndikuar në motivimin e lojtarëve të Dinamos. Trajneri Bledi Shkëmbi thotë se nuk do të bëjnë të njëjtat gabime me Skënderbeun të dielën në Korçë.

“Ne kemi një grup që nuk mund t’ia lejojë vetes të gabojë dy herë rresht. Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin, Skënderbeu vërtetë është në vendet e fundit, pro në fushën e tij dhe me kundërshtarë të fortë, ka treguar se mund të hapë probleme”.

Te Skënderbeu duan të bëjnë një paraqitje të mirë pas humbjes me Kastriotin.

“Do mundohemi të bëjmë më të mirën në ndeshjen me Dinamon, edhe pse përballë kemi një skuadër me kualitete të mira, por gjithsesi ju siguroj se loja ka për të qenë në nivelet më të mira dhe skuadra do të bëjë një performancë të jashtëzakonshme”, tha trajneri Memelli.

Vllaznia do të ketë përballë Kukësin, skuadër që trajneri Thomas Brdariç të aftë të luajë mirë, por kërkon rezultat në këtë sfidë.

“Kukësi është një skuadër që bën presing shumë dhe që luan futboll të bukur. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj tyre e të japim maksimumin tonë që të marrim rezultatin që duam”, tha Brdariç.

Kampionati po luan takimet e javës së gjashtë.

Tv Klan








Të ngjashme