Mund Kukësin me një gol në fund

Dinamo u kthye te fitorja në kampionat, duke mundur Kukësin 1-0 të mërkurën në Elbasan. Një sfidë e shtyrë e javës së 16 për shkak të rasteve me Covid te verilindorët. Pavarësisht mundësive për të dy ekipet ishin kryeqytetasit që morën 3 pikët.

Dinamo realizoi në minutat e fundit me Eni Imamin. Kjo fitore e çon skuadrën e Bledi Shkëmbit në vendin e shtatë me 18 pikë.

Tv Klan